Blogeria e seksit thotë se jemi të shthurur, Mirela Milori: Ky duhet bërë lajm sepse ty të keqkuptojnë



Blogeria e seksit thotë se jemi të shthurur, Mirela Milori: Ky duhet bërë lajm sepse ty të keqkuptojnë

13:40 18/02/2021

E enjtja tashmë në programin “Historia ime” në Tv Klan është shndërruar në të enjten e forumeve, diskutimeve dhe madje debateve qytetare. Sot është folur për dashurinë, shndërrimin e konceptimit dhe ndërtimit të një marrëdhënieje mes dy personave që kanë ndjenja ndaj njëri-tjetrit. Nëse kthehemi pas në kohë, dy njerëz që dashuroheshin e shihnin gjithmonë dashurinë të kornizuar në një martesë, dhe më pas në një strehë dhe familje të përbashkët.

Sot, me evolimin e kohës, dhe modernizmin e gjithçkaje që na rrethon, edhe koncepti i dashurisë ka ndryshuar. I prirur drejt lirisë, ky koncept sot i bën dy njerëz të jenë sa pranë njëri tjetrit aq edhe larg, pa detyrime dhe siguri. Pjesë e panelit janë bërë publicisti Agim Baçi, blogeria e seksit Zhaklina Lekatari dhe aktivistja Elsa Ballauri. Gjatë bisedës në studio Zhaklina Lekatari shprehet se jemi në një periudhë ndryshimi, por duhet të kemi dhe një kthim mbrapa sepse shoqëria e tanishme është e shthurur.

Elsa Ballauri: Unë mendoj se është arritur diçka që do të thotë se individët, familjet, çifti mendojë t’i bëjnë gjërat sipas asaj që iu vjen atyre t’i bëjnë.

Zhaklina Lekatari: Dhe mua më pëlqen shumë që janë sportivë. Jam dakort që jemi në një ndryshim, por do kemi edhe një kthim mbrapa.

Elsa Ballauri: Kthim mbrapa krahasuar me çfarë?

Zhaklina Lekatari: Në kuptimin që nëse ne kemi kaluar nga një ekstrem në tjetërin, ne do kemi një normalizim të shoqërisë.

Elsa Ballauri: Unë nuk e kuptoj normalizimin.

Zhaklina Lekatari: Tani jemi pak si shumë të shthurur.

Mirela Milori: Jemi të shthurur tani? Jo po ky duhet bërë lajm sepse Zhaku ty të keqkuptojnë. Ti mendon që ka shthurje në shoqëri? Se ty të shikojnë ngaqë ke dhe këtë blogun tënd, del tek Arjan Çani flet me…

Zhaklina Lekatari: Edukimi seksual nuk është shthurje është edukim.

Agim Baçi: Mesa e kam ndjekur Zhakun është koncepti që çiftet kur njihen me njëri-tjetrin nuk domethënë të ndalojnë aty, mund të eksplorojnë gjëra. Kur njeh seksin nuk do të thotë që ta njohësh me komshien apo me një tjetër. Në raportin e familjes, një burrë dhe një grua nuk ka pse burri të mendojë që këto gjërat e çuditshme t’i bëjë me një grua tjetër atje matanë dhe gruaja të mendojë që bëhen me një burrë tjetër. Jo burri dhe gruaja kanë mundësi ta njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Aq sa e kam ndjekur Zhakun publikisht do të thotë që ky lloj sensi për të njohur këtë intimitet, nuk i ndalohet një çifti. Unë mendoj që një çift ka gjithmonë diçka për të mësuar tek njëri-tjetri dhe unë e shikoj si një bashkëudhëtim të gjatë dhe të mirë. /tvklan.al







Të ngjashme