Vendos gjykata, babai i Britney Spears humbet kontrollin mbi vajzën e tij

Beteja për të drejtat autoriale dhe menaxheriale të artistes Britney Spears, vazhdoi të enjten në një seancë gjyqësore. Në seancën e mbajtur, prokurorja mohoi kundërshtimet e babait të saj, Jamie Spears për krijimin e ‘Bessemer Trust Co’ si një bashkë-autor mbi pasurinë e saj.

Ylli i popit paraqiti një peticion vjeshtën e kaluar për të zëvendësuar babanë e saj, si i vetmi kujdestar. Gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Los Angelesit, Brenda Penny mohoi peticionin dhe në vend të kësaj vendosi që Jamie duhet të ndajë rolin me një institucion të pavarur financiar.

Pasi mbaroi gjyqi dhjetëra fansa u mblodhën duke mbajtur në duar tabela me titull “Liri për Britneyn” dhe  duke kërkuar që babai i saj të shkarkohet nga pozita e menaxherit dhe aksionarit.

Jamie u emërua si kujdestari i vajzës së tij në vitin 2008. Sidoqoftë, vitin e kaluar, ai u largua nga roli për shkak të çështjeve të vazhdueshme shëndetësore.

Lufta e gjatë e këngëtares për të hequr kontrollin e pasurisë së saj larg babait të saj, u kthye përsëri në qendër të vëmendjes javën e kaluar me publikimin e ‘Framing Britney Spears’.

Dokumentari i New York Times hodhi dritë mbi çështjet e saj të kaluara të shëndetit mendor si dhe luftën e saj për të rifituar autonominë në karrierën e saj.

Klan News