Gjykata e Lezhës gjeti fajtor dhe dënoi me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin për vrasjen e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij, Pjetër dhe Gentian Përjaku, ngjarje e ndodhur në verën e 2022. Pjetri i njohur edhe me mbiemrin Përdeda, i arrestuar 4 muaj pas ngjarjes, u dënua gjithashtu edhe për armëmbajtje pa leje, në një proces ku nuk i lejohej të përfitonte gjykim të shkurtuar, rrjedhimisht as ulje të dënimit.

Motiv i ngjarjes së rëndë në fshatin Grykë Zezë të Lezhës referuar hetimeve u bën konfliktet që autori kishte pasur me familjarët e ish-gruas me të cilën ishte divorcuar që prej 6 vitesh.

Viktimat Pjetër dhe Gent Përjaku prej gati 20 vitesh jetonin në Itali dhe një ditë para ngjarjes ishin kthyer në vendlindje. Mbrëmjen e 29 gushtit të vitit 2022, Pjetri shkoi në banesën e familjes Përjaku dhe qëlloi me arme zjarri, ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij.

Tv Klan