Kosovë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Kolovicë në Prishtinë. Burri ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas veten.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 kemi marrë informatë se në rrugën “Fitim Duraku” ka pasur të shtëna armësh. Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje është gjetur një trup i pajetë i një burri, kurse gruaja që ka qenë e plagosur nga arma e zjarrit është nisur për në QKUK, por që rrugës ka ndërruar jetë

”, ka thënë Ahmeti përmes telefonit.

Ajo ka thënë se dyshohet që burri ka qëlluar me armë gruan e tij dhe pastaj mbi veten./KlanKosova