“Buzëqeshja do të rikthehet dhe ia vlen të luftosh për të…”



“Buzëqeshja do të rikthehet dhe ia vlen të luftosh për të…”

12:26 01/07/2020

Jennifer Garner është padyshim një prej aktoreve që përçon pozitivitet tek publiku.

Kjo u vu re edhe më shumë gjatë kohës së karantinës, ku ajo në mënyrë të vazhdueshme ndau me fansat përditshmërinë e saj, që nga veshjet qesharake e deri tek recetat e biskotave.

Së fundmi ajo u kujdes t’i jepte këshillë një fansi, që siç duket po kalonte një periudhë të vështirë në jetë. “Buzëqeshja do të rikthehet dhe më beso ia vlen të luftosh për të”, shkruante ndër të tjera Garner./tvklan.al




Të ngjashme