Byroja e Hetimit gati për të nisur punën, Kraja: Është një grup shumë efikas


Byroja e Hetimit gati për të nisur punën, Kraja: Është një grup shumë efikas

11:48 23/07/2021

Byroja Kombëtare e Hetimit është gati për të nisur punën së shpejti pas trajnimit nga partnerët ndërkombëtarë. Në tryezën e organizuar për 5-vjetorin e Reformës në Drejtësi, kreu i SPAK tha se grupi i parë i punës është shumë efikas dhe i përgatitur.

“Grupi i parë i punës i Byrosë së Hetimit është gati për të filluar punë. Është një grup shumë efikas, shumë i mirë dhe me shumë vullnet për të patur produkt dhe rezultat”, u shpreh Arben Kraja duke shtruar edhe nevojën për ambiente të reja pune në të ardhmen për Byronë e Hetimit kur të jetë rritur numri i punonjësve.

Duke folur për aksionet e fundit të SPAK, kreu i këtij institucioni theksoi se struktura po bëhet shumë efikase dhe përpara ligjit nuk do të tolerojnë askënd.

Rezultatet e fundit besoj janë të matshme dhe kanë treguar që struktura po fillon të funksionojë, ndëshkueshmëri me vendime gjyqësore të formës së prerë, me konfiskime të pronave që rrjedhin nga aktiviteti kriminhal por dhe hapje hetimesh ndaj personave zyrtarë apo jo zyrtar. Struktura po bëhet me efikase dhe po jep produkte konkrete. Koncepti i pandëshkueshmërisë për aryse të lidhjeve politike do të marrë fund. Ne punojmë me parimin të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe të jeni të sigurtë që kështu do të vazhdojmë deri në fund”, u shpreh kreu i SPAK, Arben Kraja.

E duke folur për punën e SPAK, Arben Kraja kërkoi që të zgjatet mandati i prokurorëve të kësaj strukture.

“Momenti i dytë është mandati i kufizuar për prokurorët e SPAK dhe të anëtarëve të BKH-së, që për mua bie në kundërshtim me çfarë u tha këtu. Jemi në një situtatë ku kemi kohë të gjatë mungese pandëshkueshmërie dhe kjo situatë nuk mund të zgjidhet me një struktutrë që ka mandat të kufizuar kohor”. /tvklan.al







Të ngjashme