Nisin me 3, mbyllen me 15 qershor. Korrigjim elektronik për pyetjet me alternativa.

Ministria e Arsimit ka miratuar datat e provimeve të maturës shtetërore 2021. Të katër provimet do të zhvillohen në dy javët e para të muajit Qershor. Ato startojnë më datën 3 me Gjuhën e Huaj, vijojnë më 7 Qershor me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, më 11 Qershor do të zhvillohet provimi i detyruar i matematikës dhe dita e fundit do të jetë 15 Qershori për provimin e lëndëve me zgjedhje.

Lëndën që do të japin si provim me zgjedhje maturantët e përzgjedhin mes 11 lëndëve. Sipas udhëzmit të minsitres së arsimit, i cili mban datën 8 shkurt 2021.

 Programi orientues i lëndëve me zgjedhje përmban programin e lëndës  bërthamë dhe atë me zgjedhje. Maturanti ka të drejtën të zgjedh një  lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësisht nëse i ka zhvilluar ose  jo në programin mësimor të shkollës.

Provimet e Maturës fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore  2021  vlerësohet    me 60 pikë maksimale dhe 20 prej tyre janë pyetje me alternativa.

Pragu i kalueshmërisë është 25%. Pra në 60 pikë të testit, nxënësit duhet të fitojnë 15 pikë që të konsiderohen kalues.

Provimet e maturës do të korrigjohen me dy metoda. Në mënyrë elektronike, me skanim, për pyetjet me alternativa, ndërsa pyetjet me zhvillim do të vlerësohen nga mësuesit që janë përfshirë në procesin e maturës. Shkollat e mesme përfshirë dhe maturantët në 10 bashkitë më të mëdha janë duke zhvilluar mësimin online prej datës 11 deri më 26 shkurt për shkak të rritjes së infektimeve nga Covid-19.

Datat e provimeve të maturës 2021

Gjuhë e huaj                                    3 Qershor

Gjuhë Shqipe dhe Letërsi               7 Qershor

Matematikë                                      11 Qershor

Provimet me zgjedhje                     15 Qershor

Klan News