Ardit Mustafaraj, Irena Gjoka dhe Flora Haradinaj janë tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë në themel procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Shorti i hedhur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka përcaktuar këtë trupë, ndërsa data kur do të fillojë gjyqi ende nuk është caktuar. Tahiri përfundoi i pandehur pas 18 muaj hetimesh.

Ish-ministri mohoi akuzat duke paralajmëruar se nuk do të bëhet kollaj kurban i drejtësisë dhe se tani ishte koha e tij për të folur. Tahiri do të gjykohet për akuzat e trafikut ndërkomebtar të drogës, grup të strukturuar kriminal dhe veprime në kuadër të këtij grupi. Ish-ministri ka kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do të shqyrtohet në gjyqin që pritet të fillojë.

Së bashku me Saimir Tahirin, të pandehur në këtë proces për të njëjtat akuza janë dhe tre ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode. Sipas prokurorisë, këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë favorizuar grupin e “Habilajve” në trafikun e kanabisit nga Vlora drejt Italisë.

Tv Klan