Capital T: Një fëmijë mund t’i mësojë një të rrituri tre gjëra…



Capital T: Një fëmijë mund t’i mësojë një të rrituri tre gjëra…

10:00 02/06/2020

Ditën e djeshme, reperi i njohur Capital T ka befasuar një grup fëmijësh me rastin e festës së 1 Qershorit. Ai u ka dhuruar atyre momente mjaft të bukura, por nuk kanë munguar edhe dhuratat.

Këtë gjë Capital T e ka bërë të ditur përmes disa videove të postuara në Instagram, ku shihet i rrethuar nga fëmijët.

Bashkëngjitur ai shkruan se një fëmijë mund t’i mësojë të rriturve tre gjëra, si të jetë i lumtur pa ndonjë arsye të veçantë, si të jetë gjithmonë i zënë me diçka dhe si të dijë të kërkojë me të gjithë forcën atë që dëshiron.

Gjithashtu reperi zbuloi edhe një fakt rrrth vetes së tij, që i do shumë fëmijët.

Një fëmijë mund t’i mësojë një të rrituri tre gjëra: të jetë i lumtur pa ndonjë arsye të veçantë, të jetë gjithmonë i zënë me diçka dhe të di të kërkojë me gjithë forcën atë që dëshiron. URIME DITA E FËMIJËVE. Një fakt ekstra rreth meje: Unë i dua fëmijët”./tvklan.al



Të ngjashme