Identifikimi biometrik nuk mund të bëhet në të gjitha qendrat e votimit. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat ka thënë se në disa zona nuk ka aplikantë për të qenë operatorë pasi zonat janë shumë larg vendbanimit të tyre.

Celibashi më tej shtoi se po punohet për të zgjidhur këtë problem dhe deri ditën e zgjedhjeve qendrat që mbeten pa identifikim biometrik të jenë të pakta.

Gjykuar nga ato të dhëna që kemi deri tani, në disa qendra votimi nuk ka aplikime, po përpiqemi që në atë zona që nuk ka aplikime, por në zonat më afër tyre numri është më i madh, të çojmë ata aplikantë si operator.

Prej disa ditësh një numër i madh i personelit po punon për këtë qëllim, ajo që është e rëndësishme është që ata që do të punojnë për të zgjidhur këtë problem. Kemi dhe dy-tre ditë kohë që ta përmbushim këtë. I kemi të identifikuara dhe po punojmë që të bëjmë këto spostime për të çuar operator“, tha Celibashi./tvklan.al