Kopshte dhe çerdhe brenda institucionit ku punon. Ky është projekti që kryebashkiaku Erion Veliaj ka menduar te pilotoj ne mandatin e tij të dytë. Teksa beri një analizë të përmirësimit të situatës së kushteve të këtyre institucioneve për fëmijët ai foli dhe për projekt ide e cila do nis nga vetë bashkia.

 “Ka ardhur koha që të eksperimentojmë atë që ndodh në shumicën e vendeve skandinave, ku një bankë e madhe, një kompani e madhe telekomunikacioni, një kompani e madhe fasone, duke kalkuluar që produktiviteti, sidomos i zonjave që punojnë, është më i madh nëse fëmijët gjatë kohës që ato punojnë kanë një shërbim, kopshte e çerdhe, besoj se ka ardhur koha ta pilotojmë edhe në Tiranë. Dua ta fillojmë mandatin e dytë jo me situatën e emergjencës, por me një situatë tjetër ku të ftojmë kompanitë e para, qofshin këto fason, banka, telekomunikacion, apo institucione shtetërore”.

Propozimi i kryebashkiakut Veliaj gjeti menjëherë mbështetjen edhe të përfaqësuesve të biznesit, të cilët shprehën gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij projekti.

Tv Klan