Ceremonia Oscars këtë vit do te jetë ndryshe. Shfaqja e çmimeve, e cila tradicionalisht është mbajtur në Teatrin Dolby të Hollywood-it që nga viti 2001, do të transmetohet nga vende të ndryshme për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo është konfirmuar të mërkurën nga një zëdhënës i Akademisë.

Njoftimi vjen teksa shumë qytete që janë qendra të rëndësishme të filmit, duke përfshirë Los Angeles, New York dhe Londrën, mbeten nën kufizime të rrepta të Covid-19. Shfaqja do të transmetohet më 25 Prill. Akademia e Arteve është e vendosur ‘të paraqesë një Oscar si askush tjetër, duke i dhënë përparësi shëndetit dhe sigurisë publike të të gjithë atyre që do të marrin pjesë’.

“Golden Globes” po ashtu paralajmëroi se do transmetohet nga vende të ndryshme për të shmangur përhapjen e virusit. Çmimet “Emmy”, të cilat u mbajtën në Shtator, ishin kryesisht virtuale, me përjashtim të disa personave të famshëm që u shfaqën në skenë për të prezantuar.

Shfaqja e vitit të kaluar ndërkohë kishte audiencën më të vogël ndonjëherë prej 23.6 milionë shikuesve, me 20% më pak se një vit më pare për shkak të koronavirusit.

Klan News