Rey Manaj po konfirmohet javë pas jave se është i denjë për kombëtaren shqiptare në Euro2024.

Sulmuesi kuqezi dha sërish kontribut për Sivaspor, por asisti i tij vlejti për statistikë. Kjo pasi skuadra e Manaj u mposht 6-1 nga Gallatasaraj, skuadër që afrohet me titullin kampion në Superligën turke.

Pak minuta më pas Manaj gjeti golin, por VAR ndërpreu festën pasi gjendej në pozicion jashtë loje. Ky ishte asisti i dytë këtë sezon për Lushjarin, i cili ka shënuar edhe 22 gola në të gjithë kompeticionet.

Klan News