Stanozolol. Kjo është substanca që dyshohet se është përdorur nga Romela Begaj. E klasifikuar si Androgen Stertoid Anabolic, është një substancë sintetike e cila rrit performancën në aktivitetet fizike të personave. E shpikur rreth viteve 60 në Shtetet e Bashkuara ajo është përdorur masivisht nga atletët ish-vendeve të Bashkimit Sovietik në aktivitete të ndryshme.

Në 1974 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës e ndaluan përdorimin e kësaj substance. Për shkak të efekteve negative tek njerëzit, Stanozololi tashmë përdoret gjerësisht në veterinari.

Fatkeqësisht sportistë në vende të ndryshme të botës, bien ende viktima të kësaj substance me shpresën se nuk do të diktohet se e kanë përdorur por lista e atletëve që janë kapur me ketë substancë është mjaft e gjatë.

Kanadezi i lindur në Xhamajka, Ben Johnson fitoi medaljen e artë si njeriu më i shpejtë në botë në lojërat olimpike të Seulit. Në fakt nga 8 atletët pjesëmarrës në atë garë, 5 prej tyre rezultuan pozitivë në testin antidoping. Ky moment është cilësuar si gara më e korruptuar e të gjitha kohërave.

Tv Klan