Dua Lipa vlerësohet për albumin me “vokalin më të mirë”

Taylor Swift dhe Billie Eilish fituan çmimet kryesore Grammy gjatë një ceremonie që gjithashtu u vlerësua edhe Beyonce, artistja femër më e mirë në historinë e Grammy-t.

Swift suprizoi gjatë izolimit me albumin “Folklore” që u vlerësua si albumi i vitit dhe “Everything I wanted” e Eilish si regjistrimi më i mirë i vitit. Me fitoren e së dielës 31-vjeçarja Swift, bëhet femra e parë që fiton tri herë çmimin e albumit më të mirë.

Katër trofe Grammy shkuan për Beyonce të dielën që koleksionon gjithsej në karrierën e saj 28 të tillë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm nga një femër, këngëtarja Alison Krauss.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa fitoi një çmim Grammy në kategorinë e albumit pop me vokalin më të mirë, për “Future Nostalgia”.

Kënga “I Can’t Breathe” e artistit R&B H.E.R u vlerësua si më e mira e vitit. Ajo është shkruar pas protestave të lëvizjes Black Lives Matter në Shtetet e Bashkuara verën e kaluar.

Artisti më i mirë i ri u shpall reperja Megan Thee Stallion. 26-vjeçarja e njohur për promovimin e rolit të grave fitoi edhe dy Grammy për performancën e saj në rep të single-it “Savage”, së bashku me Beyonce.

Drejtuar nga Trevor Noah, ceremonia ishte e mbushur me performanca të regjistruara paraprakisht, ndërsa Dua Lipa ishte një prej atyre që përformoi në skenë.

Ceremonia u zhvillua në qendrën e Los Angeles, e ndikuar nga masat anti-covid.

Klan News