Çmimi Best Big International Artist në këtë edicion të 22 të festivalit ndërkombëtar, Kënga Magjike, shkoi për artisten nga Gjeorgjia, Nutsa.

U menduam njëzëri për një emër të vetëm”, tha Jonida Maliqi teksa shpalli fituesen.

“Faleminderit shumë, jam shumë e lumtur, kam shumë emocione. Dua t’jua kthej mbrapsht të gjithë dashurinë që Shqipëria më dha. Ju dua shumë, do të kthehem sigurisht përsëri në Shqipëri. Falenderim më të madh për Arditin që është producenti më i mirë, njeriu më i mirë. Faleminderit shumë”, tha artistja nga Gjeorgjia.

Festivali modern i këngës shqiptare tërhoqi edhe këtë vit interesin e artistëve nga Europa. 8 ishin artistët Big International nga Greqia, Italia, Kroacia, Spanja, Belgjika dhe Gjeorgjia që performuan këtë vit në Kënga Magjike.

Sistemi i votimit në Kënga Magjike është i ndarë në tre pjesë. Artistët votojnë për njëri-tjetrin, po ashtu edhe publiku voton për të preferuarin e tij dhe vota e jurisë e përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti./tvklan.al