Eno_Bozdo1Bashkia e Tiranës është kundër delegimit të komptencave për decentralizimin e shërbimit urban pa pasur më parë një zë në buxhetin e shtetit për operatorët e transportit publik.

Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo u shpreh kundër rritjes së çmimit të biletës duke i sugjeruar qeverisë të gjejë instrumenta që subvencionojnë operatorët.

Sipas Bozdos një mundësi është përjashtimi nga tarifat doganore ose heqja e akcizës së naftës, praktika këto që njihen edhe në vendet e Bashkimit Evropian.