Në buletinin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë raportohen sërish shifra të larta të të infektuarve, por ndryshe nga një ditë më parë numri i personave të cilët kanë humbur jetën ka rënë.

Kështu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer  4,013 testime ku janë shënuar 1184 rate të reja dhe kanë humbur jetën 13 qytetarë.

Po ashtu Ministria njofton se janë shëruar 796 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 63,329 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime anti-covid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitalet rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Kryeqyteti vazhdon të kryesojë për sa i përket rasteve dhe më pas renditet Fieri, Durrësi, Vlora etj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Klan News