Mbrojtësi i Spanjës Mark Cucurrella dëshiron ta ngrejë titullin e kampionit të Europës me Spanjën.

Futbollisti 25-vjeçar e di se për “La Roja” nuk do të jetë aspak e lehtë përballja kundër Francës më 9 Korrik në “Allianz Arena” të Mynihut.

Në konferencën për shtyp, lojtari i Çelsit dha mendimin e tij për mënyrën se si iberikët duhet që ta luajnë këtë gjysmëfinale.

“Ne duhet që të jemi shumë të fokusuar, sidomos siç e thatë edhe ju, kur sulmojmë. Duhet të jemi gjithnjë vigjilentë. Ata kanë lojtarë shumë të shpejtë në sulm e duan ta shfrytëzojnë këtë. Kështu që duhet të jemi tepër të fokusuar për 90 minuta pa më shumë. nëse nuk e ulim vigjilencën dhe nëse e rekuperojmë topim shpejt kur e humbim, mendoj se kemi shanse të mira”.

Për Cucurrella, rëndësi të madhe ka që skuadra të jetë e bashkuar në të tilla përballje.

“Ndonjëherë ka më shumë vlerë që të kesh një ekip të madh, të jesh i mirë në tërësi, se sa të kesh yje. Dhe mendoj se po e tregojmë që ne nuk kemi ato yje apo emra të njohur, por si ekip, jemi shumë të mirë, luajmë futboll të bukur e deri më tani, punët po shkojnë shumë mirë për ne. Do të jetë gjë e bukur të fitojmë, ky është objektivi ynë final. Do përpiqemi të japim gjithçka e të shpellemi kampionë të dielën”.

Cucurrella u shpreh se ai është i gatshëm të luajë në të majtë apo në të djathtë të mbrojtjes, por është trajneri Luis de la Fuente që vendos.

Klan News