Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 7 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 7 Shtator 2024

Liga e Kombeve, Shqipëria nis sot sfidën në grup. Ndeshja kundër Ukrainës, ekskluzivisht në Tv Klan

Shqiperia nis sonte sfiden e eliminatoreve per Ligen e Kombeve, me përballjen ndaj Ukraines, qe luhet ne mbremje ne Prage dhe do te transmetohet ekskluzivisht ne Tv Klan. Trajneri Silvinjo pritet te aktivizoje Kumbullen ne vend te Gjimshitit.

Socialistët mbledhin nesër asamblenë në Durrës. Votohet për kryesinë e re

Socialistet mbledhin neser Asamblene Kombetare ne qytetin e Durresit, e cila do te zgjedhe anetaret e rinj te Kryesise. Pas konstituimit te saj pritet te zgjidhet edhe sekretariati i ri dhe drejtuesit politike te 12 qarqeve.

Bardhi: Primaret të mos kthehen në anarki për partinë. Bashkëpunim me PS për “zgjedhoren”

Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi vlereson primaret, por kerkon kujdes qe ato mos destabilizojne partine. Ne nje interviste per Tv Klan ai eshte dakord per te bashkepunuar me mazhorancën per Reformen Zgjedhore, por jo per komisionin e posaçëm antikorrupsion.

Qëllohet me armë ndaj një makine në lëvizje në Shkodër, identifikohet autori

Të shtëna me armë zjarri ne mesdite ndaj nje automjeti ne levizje ne qytetin e Shkodres. Nga te shtenat nuk pati viktima e te plagosur, ndersa policia thote se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur ate ne kerkim.

Divjaka, e prenotuar edhe në vjeshtë. Më shumë francezë, polakë e italianë

Divjaka mbetet atraksioni i turistëve të huaj edhe gjatë vjeshtës. Tur-operatorët thone se prenotimet janë në rritje dhe se pushuesit me te shumte jane francezët, polakët dhe italianët. Besnike ndaj kesaj zone mbeten edhe shqiptaret e Kosoves.

Rikthehet normaliteti, serbët tërhiqen nga bllokimi i pikave kufitare, por me kusht

Vetëm 24 orë zgjati bllokimi i pikave të kalimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Protestuesit serbë shprehen se u tërhoqën, duke vendosur 1 tetorin si afat për plotësimin e kërkesave të tyre. Prishtina akuzon Beogradin se kërkon desbtabilizim.

Dick Cheney: Do të votoj Kamala Harris. Trump është kërcënim për demokracinë

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, republikani Dik Çenej del hapur mbështetjen e tij për kandidaten demokrate Kamala Harris. Ai tha se kandidati republikan Donald Trump përbën një kërcënim për demokracinë.

/tvklan.al