Ish-futbollisti, Arjan Peço është kundër mosgrumbullimit të Ernest Muçit në Kombëtare. Sipas tij, Muçi duhet të ishte në formacion dhe jo të lihet jashtë listës.

Peço deklaroi në “Klan kuqezi”, se Silvinjo duhet të zgjidhë problemet në Kombëtare, me lojtarë të caktuar.

“Muçi jo vetëm që duhet të grumbullohet, por për mendimin tim duhet të luajë në formacion. Silvinjo duhet të zgjidhë disa probleme në Kombëtare, si Muçi, Uzuni dhe Bare. Duhet të gjejë një zgjidhje për këta lojtarë te Kombëtarja.”

Peço tha se nuk e di cili është objektivi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, pasi nuk e ka dëgjuar, ndërsa pranoi se Silvinjo ndryshoi gjithçka pas Rejës.

“Grupi është i vështirë për ne. Ne kemi probleme me ekipet, me profil të ulët. Jemi më mirë me ekipet e mëdha. Unë nuk kam dëgjuar cili është objektivi i Shqipërisë në këtë grup. Nuk e di objektivin e Shqipërisë. Botërori është një rrugë shumë e vështirë në Ligën e Kombeve.

Kur ekipin e mori Silvinjo pas Rejës, bëri një ndryshim të madh te Kombëtarja për mirë. Ishte një situatë kaotike dhe ndryshoi. Pas Europianit, ka pritshmëri. Ideja është çfarë do të bëjë ekipi Kombëtar. Në eliminatore kemi pritur gjithë kohën dhe jemi nisur shpejt.”, deklaroi Peço.

/tvklan.al