Edhe pse dikur në një lidhje dashurie, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë ngelur miq shumë të mirë, ku nuk kanë munguar as bashkëpunimet apo deklaratat vlerësuese dhe miqësore mes tyre. Madje vitin e kaluar ata kanë publikuar dhe këngën “Aman”, e cila pati një sukses tepër të madh.

Së fundmi ata kanë vendosur të performojnë së bashku në një lokal nate në Prishtinë dhe këtë e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo që ra më shumë në sy, ka qenë komenti i partnerit të saj Dj Geek, i cili i ka shkruar disa emoji duke paralajmëruar të gjithë se do jetë një atmosfertë e bukur. /tvklan.al