Ajo është një prej këngëtareve më të veçanta të showbizit shqiptar. Muzika e saj dëgjohet kudo duke e bërë një prej personazheve më të dashura për publikun.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila këtë të hënë ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Këngëtarja tregoi se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo u shpreh se do ta vazhdojë ta bëjë këtë gjithmonë pasi e ka tipar të sajin dhe s’ka për të ndryshuar kurrë.

Alketa Vejsiu: A je e dashuruar ti Dafina?

Dafina Zeqiri: Jam ende pak e dashuruar se kam dashni shumë të madhe kështu që është ende këtu, brenda meje.

Alketa Vejsiu: E ke thënë në një intervistë shumë bukur “When I love, I love hard”.

Dafina Zeqiri: Edhe i thoja vetvetes do doja që të mos dashuroja kaq fort, kam me qenë më i fortë, por jam ajo që jam s’kam me ndryshuar kurrë. Dashuria është gjëja më e bukur në ekzistencë për mua, bashkë me muzikën. /tvklan.al