Dashuria nuk blihet me para? Jep 5 mijë Euro për gruan e jetës, por…



Dashuria nuk blihet me para? Jep 5 mijë Euro për gruan e jetës, por…

12:07 21/01/2021

Thonë që dashuria nuk blihet me para. Megjithatë një qytetar kosovar ka tentuar të bëjë të kundërtën… Mësohet se pas kallëzimit të tij në polici, janë arrestuar dy persona në Istog, një burrë dhe një grua.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimet u kryen nën dyshimin se ata kanë mashtruar këtë person për një marrëveshje që kishin me njëri-tjetrin. Por për çfarë bënte fjalë kjo marrëveshje?

Mësohet se ata i kishin premtuar t’i gjenin një vajzë për t’u martuar. E në këmbim, ky person u ka dërguar rreth 5 mijë Euro nga një shtet i huaj. Qëllimi? Një grua për t’u martuar, por historia nuk pati një fund të lumtur.

Kjo pasi sipas këtij personi, dy të arrestuarit nuk iu përmbajtën marrëveshjes dhe ai i denoncoi. Mediat kosovare bëjnë të ditur se pas arrestimit nga ana e policisë, prokuroria ka mbajtur vetëm një person në qeli, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./tvklan.al






Të ngjashme