“Dashuritë që lindin nga rastësia janë më të bukura…” (Video)

Atë e kemi parë shpesh në ekran si moderator, apo edhe si spiker lajmesh. Por pakkush e di se pasioni i tij që në adoleshencë është volejbolli.

Pavarësisht punës dhe angazhimeve të shumta, Erion Zeqiraj e ka ndjekur këtë pasion dhe prej kohësh është pjesë e ekipit të Tiranës. Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, për të rrëfyer më tepër rreth pasionit të tij.

“Lidhja ime me volejbollin ka qenë rastësore, por më pas u bë një dashuri dhe dashuritë që lindin nga rastësia janë më të bukura. Në fillim unë jam marrë me basketboll, të gjithë fëmijët luanin futboll, ndërsa unë luaja basketboll. Kur nisa shkollën e mesme profesori i fizkulturës ishte trainer i të rinjve në volejboll dhe më propozoi të merresha me volejboll. Por unë i thash se volejboll luanin gocat. Më pas u futa dhe pashë disa video për të kuptuar volejbollin tek meshkujt. Ishte shumë argëtues dhe fillova të merresha me volejboll dhe them që është një sport shumë i bukur, inteligjent dhe që të mëson të reagosh në kohë. Unë vazhdoj të luaj aktualisht dhe jam me ekipin e Tiranës. E kam nisur volejbollin në moshën 14-vjeçare dhe gjatë rrugës pata një shkëputje dy vjeçare. Por pasi e lashë pata një transformim fizik nga 88 kile në 126 kile dhe kur trajneri më pa më tha të kthehesha urgjent në sport, qoftë edhe për qejf. Duke luajtur për qejf e mora veten dhe u ktheva sërish dhe luaj si lojtar qendre”, tha Zeqiraj./tvklan.al

Kategori
Lajme nga EmisionetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*