Vështirësi në lëvizjen e automjeteve

Dëbora ka mbuluar ditën e sotme Llogaranë dhe zonat përreth.

Reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë orëve të mëngjesit kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, të cilat janë gjetur të papërgatitur për një mot të tillë.

Siç shihet edhe nga pamjet dhjetëra makina kanë patur vështirësi në lëvizje, kjo për shkak të terrenit të rrëshqitshëm të krijuar nga reshjet e dëborës.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar borëpastruesit, të cilët kanë nisur pastrimin e rrugës.

Tv Klan