Sot në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ka qenë Lutfiu me gruan e tij Ritën. Rita e ka sjellë atë në këtë seancë ndërmjetësimi për t’i kërkuar pronat që ia ka lënë ish-gruas sepse ata jetojnë me qira. Nëse nuk ia jep pronat ajo do i kërkojë divorcin. Burri tregon se arsye pse ia ka dhënë shtëpinë 2 katëshe ish-gruas sepse ajo dhe djali e gjuanin nga poshtë që të mos martoheshe me. Madje i sëmurë dhe i shtrirë në shtëpi e kanë gjetur njerëz të tjerë.

Eni Çobani: Pse u ndave nga gruaja e parë?

Lutfi: Për motivin më të keq për njeriun. Këtë nuk e mora si dashnore e mora si grua sepse burri i motrës së kësaj më tha që janë njerëz të mirë.

Eni Çobani: Ti ke bërë një akt-marrveshje në 2005 dhe i ke dhënë shtëpinë ish-gruas tënde.

Lutfi: Po ia dhashë sepse gruaja dhe djali më gjuanin nga poshtë që të mos martohesha më, më kanë gjetur të tjerët në shtëpi shtrirë, kam qenë i sëmurë.

Eni Çobani: Pra ju keni firmosur nën presionin e dhunës në 6 Korrik në 2005 në Vorë një akt-marrëveshje ku ju i keni dhënë shtëpinë ish-gruas. Nga martesa e parë juve keni vetëm një djalë. Çfarë muaji e ke marrë ti Ritën në shtëpi?

Lutfi: Në 15 Janar të vitit 2006.

Eni Çobani: Pra ti e ke marrë Ritën në shtëpi i ke thënë hajde se kam prona, pasuri ndërkohë që shtëpinë ia kishe lënë ish-gruas. Ti Rita e ke marrë zotin Lutfi vetëm për pasur, se kështu i bie.

Rita: Nuk e mora për pasuri, kemi pyetur tek të gjithë dhe askush nuk ka thënë asnjë fjalë të keqe për atë njeri, prandaj. /tvklan.al