Deklarata e fortë e Palokës: Rama ka marrë garanci për azil në Lindje pas 25 Prillit

Edi Paloka


Deklarata e fortë e Palokës: Rama ka marrë garanci për azil në Lindje pas 25 Prillit

21:49 05/02/2021

Nën-kryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, përplasjen e Edi Ramës me ambasadoren Yuri Kim e shikon si një tentativë për të Kryeministrit për t’u treguar kriminelëve që do i mbrojë deri në fund.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Paloka u shpreh se sulmet e Ramës ndaj Evropës dhe SHBA-së bëhen sepse Rama ka marrë garanci për një azil në vendet e lindjes.

Unë i shoh si një përpjekje e dëshpëruar e një mandati që nuk e mbron dot më. Kriminelët janë e vetmja fuqi e tij në zgjedhje dhe ai po tenton t’u thotë atyre dëshpërimisht atyre, jo ambasadores, që unë do iu mbroj deri në fund, mos më braktisni.

Për mua ky është qëllimi i asaj që deklaroi me ambasadoren. Sulmi ndaj perëndimit pastaj mund të jetë pak më i thellë. Është një njëri që mbase shpreson, ose ka marrë garanci për një azil pas 25 Prillit në lindje dhe bën shërbime pastaj”, u shpreh Paloka.

Më tej drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit tha se  kjo nuk duhet të shihet si një çudi, pasi koha do të tregojë gjithçka./tvklan.al







Të ngjashme