Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një sulm kibernetik. Bota rrezikon të gjunjëzohet. Presidenti zhduket. Këto janë elementet kryesorë të subjektit në trillerin  “The president is mising” shkruar nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të  Amerikës, Bill Clinton në bashkëpunim me shkrimtarin më të famshëm të krimit James Petterson.

Libri tregon intrigat dhe prapaskenat në korridoret më të larta të pushtetit, në Shtëpinë e Bardhë, por edhe si do të ishte një president në rrethanat më ekstreme, duke rrëfyer ngjatje që mund të ndodhin.

Për Clinton romanet triller janë një pasion i lindur në fillim të viteve 80 dhe ideja për të shkruar një të tillë ka qenë ëndërr e vjetër.

Libri, i cili ka dalë sot në treg, do të materializohet edhe në ekran, në një film serial dhe do të shfaqet vitin e ardhshëm. Në rolin e presidentit mendohet se do të jetë George Clooney, një përzgjedhje kjo e vetë Clinton.

Tv Klan