Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me aktoren e njohur të humorit, Delinda Disha. Ajo ka treguar detaje interesante rreth jetës së saj profesionale, por edhe asaj private.

Delinda rrëfeu në studio dhe për historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin Eldo, i cili është kostumograf. Aktorja thotë se janë njohur së bashku në akademi. Gjithçka ka nisur si një miqësi shumë e mirë, por që pak nga pak u shndërrua në dashuri.

Ata janë prindër të një djali që e kanë quajtur Dasantin dhe Delina shprehet se të qënit nënë është ndjenja më e bukur në botë, por edhe roli më i vështirë i jetës së saj.

Mirela Milori: Si arrini të mbani ekulibrin në punë, në shtëpi, djali dhe angazhimet?

Delinda Disha: Edhe kur nuk kemi qenë në  të njëjtën një vend pune me Eldon, ne gjatë gjithë kohës komunikojmë shumë me njëri-tjetrin. Sigurisht secili pa prishur punët e veta, por rrahim shumë mendime, diskutojmë shumë, derisa arrijmë në një pikë të përbashkët, por kam përshtypjen që e plotësojmë njëri-tjetrin.

Mirela Milori: Sa vjet keni bashkë?

Delinda Disha: Ku di unë, u bë goxha kohë. Djali është 3 vjeç e gjysmë, tek 6-7 vite.

Mirela Milori: Ju si jeni njohur të dy?

Delinda Disha: Ne jemi njohur në akademi, në një projekt që na lidhi së bashku, ku Eldo bënte skenën dhe kostumet dhe unë interpretoja, luaja. Fillimisht lindi si një miqësi shumë e mirë, që mua nga dita në ditë më dukej, po sikur Eldo të më propozonte, do prishej kjo miqësi dhe kjo ishte frika ime që kisha. Por ndodhi që ne u shkëputëm, më pas u ribashkua prapë e gjithë trupa, se kur ka një kimi të mirë edhe shfaqja shkon shumë mirë. I gjithë projekti artistik del shumë mirë, ka rezultate pozitive. Ndodhi që ne u takuam përsëri dhe duhet të shkonim në festival në Podujevë, në mos gaboj, edhe kështu pak e nga pak, nga miqësi u shndërrua në dashuri.

Mirela Milori: Pastaj erdhi në jetë dhe djali juaj?

Delinda Disha: Po pastaj erdhi dhe Dasantini. E kemi bërë me shumë dëshirë, ishim të vendosur të dy që ta zgjeronim familjen tonë. Na ka ndryshuar jetën totalisht. Për mua është ndjenja më e bukur që kam përjetuar deri tani dhe është roli më i vështirë i jetës time. Nëqoftëse në skenë, sigursisht ka ato vështirësitë e veta për të realizuar rolet, por të jesh nënë është shumë e vështirë./tvklan.al