Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Evropën dhe Azinë Victoria Nuland, do të vizitojnë në fund të kësaj jave Kosovën.

Një ndër tematikat kyçe që zyrtarja e lartë amerikane do të bisedojë me përfaqësuesit e partive politike në vend, është zgjidhja e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, që është dhe një prej kritereve të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Mazhoranca kosovare shpreson se zyrtarja amerikane do t’i ndihmojë në këtë drejtim, përfaqësuesit e opozitës thonë se nuk bëjnë kompromise me territorin, shkruan Klan Kosova.

Nuland që do të jetë në Kosovë në datën 10 Korrik 2016 dhe krahas demarkacionit, do të kërkojë nga drejtuesit e institucioneve të vendit edhe luftimin e korrupsionit, vazhdimin e dialogut me Serbinë./tvklan.al