Opozita ka paralajmëruar rikthimin në kuvendin e Kosovës, pasi pritet të ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se me çdo kusht do të angazhohet për ndalimin e këtij aprovimi. Qeveria, ndërkaq këtë Marrëveshje pritet ta procedojë në Kuvend në fillim të muajit Qershor raporton Klan Kosova.

Me të dëgjuar lajmin se qeveria “Mustafa” po bën plane që në muajin Qershor ta procedojë në Kuvendin e Kosovës Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi për ratifikim, partitë opozitare kanë paralajmëruar rikthim në Kuvend, për ta pamundësuar miratimin e kësaj marrëveshjeje. Opozita paralajmëron një kundërshtim të ashpër, si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, duke besuar se kjo Marrëveshje është e dëmshme për vendin dhe duhet ndaluar.

Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, i hap rrugë miratimit të rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë është përmendur si një ndër kushtet e Bashkimit Evropian./tvklan.al