Dëmet nga tërmeti, denoncimi i qytetarit: Shtëpia ime s’ka kolona fare, muret janë plasaritur

Dëmet nga tërmeti, denoncimi i qytetarit: Shtëpia ime s’ka kolona fare, muret janë plasaritur

14:31 29/11/2019

Fshati Torovicë i Lezhës është prekur gjithashtu nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.4 që tronditi vendin më 26 Nëntor.

Altin Gjeloshaj, banor i këtij fshati, apelon për ndihmë pasi banesa e tij ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Ai thotë se banesa nuk ka fare kolona, ndërsa muret janë plasaritur.

Altini jeton me prindërit e sëmurë, bashkëshorten dhe vajzën 6-muajshe.

Jam Altin Gjeloshaj nga fshati Torovic Lezhë. Jam i prekur nga tërmeti, shtëpia është e pabanueshme, kolona s’ka fare, është e plasaritur. Kam nënën invalide, baben me hekura në këmbë, vetë jam me gruan kam një vajzë 6-mujshe. Ju lutem të bëni diçka, po jetoj me frikë e me tmerr”, thotë ai në denoncimin për tvklan.al.

/tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi