Në Tiranë vetëdeklarimi bëhet pranë njësive bashkiake

Prej 29 Janarit ka nisur vetëdeklarimi i dëmeve nga banorët që janë prekur nga tërmeti i dy muajve më parë. Përmes platformës online të rindërtimit, banorët deklarojnë të dhënat për pasojat që ka shkaktuar tërmeti në banesat e tyre, për të marrë më pas dëmshpërblimin.

Në njësinë Nr 4 në Tiranë, qytetarët asistohen nga specialistët për plotësimin e formularit.

Pas një muaji pritet që të mbyllet faza e parë e deklarimit të dëmeve, për të vijuar me vlerësimin dhe hartimin e listës së përfitimeve. Po ashtu ndërtimi i banesave individuale pritet të nisë më 10 Mars, ndërsa dëmshpërblim do të marrë çdo i dëmtuar sipas masës së dëmit të shkaktuar.

Tv Klan