Ka dalë sot raporti mjekoligjor pas vdekjes së mistershme të 16-vjeçares me origjinë shqiptare, një Trikala të Greqisë.

Sipas ekspertizës thuhet se vajza ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga lartësia, pasi ka goditje shumë në rënda në kokë dhe në kraharor.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të kuptuar arsyen se përse Maria iu drejtuar kishës “Profet Ilia”, në orët e vona, pasi kishte përfunduar takimin me policin 27-vjeçar, ku sipas deklaratave të tij, e kishte dorëzuar vajzën në shtëpi dhe nuk e kishte shoqëruar në tempull.

Do të këqyren edhe mesazhet e shkëmbyera dhe thirrjet telefonike për të parë se më kë ka komunikuar orët dhe ditët e fundit viktima.

Familja nga ana tjetër, e mohon në mënyrë kategorike mundësinë e vetëvrasjes dhe bën apel që drejtësia të zbardhë rastin, pasi kanë dyshime të forta se vajzën e kanë vrarë. /tvklan.al