Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me rastin e korrupsionit të transmetuar në Emisioni invetsigativ STOP, ku specialist Krimi në Komisariatin Nr 4, Ramazan Hoxha ka kërkuar 1500 euro për të mbyllur një denoncim.

Në lidhje me kronikën e transmetuar në emisionin Stop, të dy punonjësit e policisë janë pezulluar nga detyra me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë Sh.Ç.B.A ka nisur hetimin penal. Pritet arrestimi i tyre./tvklan.al