Bashkia e Tiranës ka vijuar me dezinfektimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të shkollave të kryeqytetet.

Gjatë ditëve të fundit, punëtorët e qytetit kanë realizuar dezinfektimin edhe në shkollat në periferi, si “Shkolla e Mesme Farkë”, ”Shkolla e Mesme e Bashkuar Shëngjergj”, dhe shkolla e “Mesme të Bashkuar , Kasallë”.

Ndërkaq, procesi vijon edhe në shkollat e tjera në mënyrë që më 18 Maj ato të jenë të pastra dhe të sigurta për të pritur nxënësit. Paralelisht me dezinfektimin, po vijon puna edhe për riparimet e ndryshme, për t’iu garantuar nxënësve kushte sa më të mira në shkollat e tyre.

Për të ruajtur distancën sociale në këtë kohë epidemie, punonjësit e Bashkisë kanë vijuar punën për të vendosur piketimet e nevojshme, në të cilat do të duhet të pozicionohen nxënësit për të qenë të sigurt. /tvklan.al