Dhunoi prindin e fëmijës me autizëm, policia procedon mësuesen në Durrës




Dhunoi prindin e fëmijës me autizëm, policia procedon mësuesen në Durrës

21:15 15/06/2021

Edhe në pjesën e tretë emisioni “Stop” ka trajtuar historinë e dhunimit të një prindi nga mësuesja. Bëhet fjalë  për dhunën që është ushtruar nga mësuese Valentina Jance, që jep mësim në shkollën “Qemal Mici” në Durrës, kundrejt prindit të një fëmije me autizëm.

Por për emisionin “Stop” mësuesja mohon që të ketë dhunuar prindin, por edhe fëmijën. Sipas saj dhuna nuk ka ekzistuar dhe ishte e gatshme që të hapeshin kamerat e shkollës.  Valentina Jance përdor dhe vajzën e saj, duke e nervozuar dhe duke e bërë të qajë.

Mësuesja: Merre me kamera, si po qan…!

Gazetarja: Pse e dhunoni fëmijën tuaj? Pse e dhunoni fëmijën? E kupton, se çfarë po bën?

Mësuesja tjetër- gazetares: Unë jam zysh vetë, po e shqetëson fëmijën.

Mësuesja tjetër: Pse e fike kamerën?

Gazetarja: Kamera është e ndezur. Këto skena, që sapo bëtë, janë nën përgjegjësinë tuaj si prind. Mua më vjen shumë keq, që arsimi dhe mëmësia kanë rënë në këtë nivel.

Drejtori, për shkak se ka patur dhunë, ia kaloi kompetencën institucioneve të tjera për ta gjykuar.

Pas kësaj ngjarje emisioni “Stop” i është Zyrën Vendore të Arsimit Durrës dhe juristja Romina Hoxholli u shpreh, se janë njoftuar nga palët për ngjarjen dhe kanë njoftuar policinë.

Menjëherë pas ngjarjes ne kemi marrë informacion dhe ne kemi njoftuar dhe Drejtorinë e Qarkun që kjo ngjarje që të mos thellohej më tej. Zyra Arsimore ka nisur punën për të analizuar të gjithë situatën“, sqaron juristja Hoxholli.

Gjithashtu ajo tha, se ZVA do të inspektojë situatën dhe në rast shkeljeje, mësuesja do të dalë para komisionit të etikës.

Ndërsa Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, deklaroi, se për këtë rast është proceduar penalisht mësuesja për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje” dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit. /tvklan.al





Të ngjashme