Diamanti i rrallë blu

Diamanti i rrallë blu

08:25 22/04/2019

Diamantet janë aq sa rrallë sa kur arrihet të gjendet ndonjë i tillë sigurisht që nuk mund të lihet pa u vënë re. Në Botswana është zbuluar një diamant i rrallë ngjyrë blu.

“Okavango Blue” është më shumë se 20 karat dhe është zbulimi më i madh i diamantit blu të gjetur në atë vend. Ngjyra e tij tepër e pastër, është unike në llojin e saj, pasi i atribuohet mineralit të borit, i cili ishte i pranishëm në shkëmbinjtë e oqeaneve kur diamanti u formua rreth 1 deri 3 miliardë vjet më parë.

Teksa në një anë të botës diamantet gjenden, në një vend tjetër preferojnë t’i vjedhin. Në Gjeorgji dy djem kanë hyrë në një argjendari dhe më anë të një çekiçi kanë thyer xhamin dhe kanë marrë çfarë t’u dilte përpara.

Momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa shitësi largohet për të shpëtuar kokën. Mësohet se  autorët janë larguar duke marrë bizhuteri diamantin me vlerë 200 mijë dollarë.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT