#klanplus #klanpluslajme #lajme, #edicioniinformativ ora 16:00, data 20 Mars 2024 #TvKlan Plus.

Spiker: Greta Duka

Headlines Klan Plus 20 Mars

Pas arritjes së marrëveshjes, demokratet kanë zgjedhur anëtarët dhe kryetarët e të dy komisioneve parlamentare hetimore, ndërsa socialistët kanë bërë publikë vetëm emrat e nënkryetarëve.

Pak dite pas atentatit ndaj Gentian Bejtjes në Fushë Krujës policia ka arrestuar dy persona. Ilir Beqaraj akuzohet si një prej autorëve të krimit, ndërsa Edison Haxhiu për krijimin e kushteve të vrasjes. Ata u larguan pas ngjarjes me nje Golf te zi.

Komisioni Evropian propozon zyrtarisht heqjen e unanimitetit ne votimin për pranimin në BE të shteteve të reja. Kërkohet shumice e cilësuar për vendimet.  Kjo nisme do zhbllokonte edhe ngeçin e Shqipërisë me veton Greke

Manastiri i Deçanit regjistron ne pronësi 24 ha toke,  pas vendimit te qeverise Kurti. Kosova pritet t’i hapet drita jeshile për anëtarësimin ne Këshillin e Evropës ne mbledhjen e prillit.

Mario Mitaj tërheq vëmendjen e një prej klubeve më të suksesshme të Serie A, Juventusit. Mbrojtësi kuqezi shihet nga drejtuesit bardhezi si një investim me potencial per te ardhmen.