Sinoptikanët: Prilli mbyllet me mot të mirë

Jo vetëm temperaturën e zgjedhjeve, por edhe atë të motit do të rrisë e diela e 25 Prillit. Sinoptikanët parashikojnë se fundjava mbyllet me mot të kthjellët, dhe një rritje të vlerave termike me 5 gradë Celsius.

“Pasditja e së shtunës na sjell përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke na rikthyer kthjellimet. E diela sjell rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit dhe kryesisht gjatë temperaturave të mesditës, ku presim që në rang territori të rritet në 22-23 gradë Celsius”.

Kthjellimet do të mbizotërojnë deri në fund të muajit Prill.

“Presim kthjellime, por në zonat e izoluara do të kemi zhvillim të vranësirave lokale. Të gjitha ditët e mbetura të Prillit do të rriten temperaturat”.

Sipas sinoptikanëve, Prilli i këtij viti ka shënuar temperatura më të ulta sesa vlerat mesatare të muajit, duke rikthyer në vend klimën tipike Mesdhetare.

Tv Klan