Një banesë në katin e tretë të një pallati është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 në lagjen Nr.13 te Shkëmbi i Kavajës. Banesa dyshohet se u dogj si pasojë e një shkëndije elektrike.

Policia thotë se në banesë nuk kishte asnjë njeri dhe nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. /tvklan.al