“Minishengeni do të ndihmojë procesin e integrimit”

Nëse Bashkimi Evropian do t’i trajtojë në pako Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë rreth fillimit të negociatave aderuese, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov thotë se do të ishte sukses nëse dy vendet përparojnë, por jo edhe kusht.

“Do të ishte mirë të kemi një dinamikë të nxitjeve mes nesh. Keq do të ishte nëse progresi  njërit të varet nga ajo çka do të ndodh te tjetri. Çka do të ndodhë vështirë është të thuhet. Do të varen edhe zhvillimet në Tiranë. Skenari më i mirë është të arrijmë sukses dy vendet, skenari i mesëm njëra të ketë sukses, kurse më i keqi të kemi një mossukses të dyfishtë”.

Procesin e evropianizimit të rajonit do ta ndihmojë edhe projekti i ashtuquajtur Minishengen thotë Dimitrov.

“Me rëndësi është të përfshihet i gjithë rajoni dhe kjo të mos jetë alibi nëse nuk bëjmë asgjë me integrimet evropiane, të bëjmë diçka të veçantë. Nëse kjo iniciativë nxit kyçjen e të gjithëve dhe nëse e bën rajonin më atraktiv, mendoj se do të jetë një iniciativë e dobishme”

Në fillim të 2020-ës në Shkup pritet të arrijë Komisioneri i ri i BE-së për zgjerimin Oliver Varhelji, i cili përveç se do të duhet të nxisë dialogun mes pozitës dhe opozitës rreth Ligjit për Prokurorinë Publike respektivisht rreth epilogut të lëndëve që i kishte ngritur PSP-ja, me autoritetet e vendit do të bisedohet edhe për negociatat me BE-në. 

Tv Klan