Dita e dytë e vaksinimit të hapur


Dita e dytë e vaksinimit të hapur

09:11 30/06/2021

49 qendra të hapura në gjithë vendin

Vijon sot në gjithë vendin dita e dytë e vaksinimit të hapur për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Në të gjithë Shqipërinë janë 49 qendra të vaksinimit masiv të shpërndara sipas qyteteve, nga të cilat dy funksionojnë në kryeqytet.

Në total janë më shumë se 23 mijë qytetarë që aplikuan për t’u vaksinuar, ndërkohë që në dispozicion janë tre lloje dozash: Pfizer, AstraZeneca dhe Sinovac.

Shefja e sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino thotë se përveç 29 dhe 30 Qershorit, ditët e hapura të  vaksinimit masiv do të organizohen edhe në muajt në vazhdim.

Tv Klan






Të ngjashme