Blendi Fevziu është një prej gazetarëve më të njohur shqiptarë. Ai shoqëron çdo mbrëmje nga e hëna në të premte shikuesit me emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Kjo e hënë është një ditë speciale për Fevziun. Ai feston 51-vjetorin. Për ta bërë të ditur këtë ishte Alketa Vejsiu gjatë emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”.

Padyshim nuk mund të mungonte edhe torta e ditëlindjes dhe për këtë mendoi Deoni, i cili ia solli Fevziut në studio.

Në fund të dy sëbashku frynë qirinjtë, ku nuk munguan edhe bisedat humoristike./tvklan.al