Valentina nga Fieri ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të rrëfyer marrëdhënien e ngushtë që ka me djalin e saj të madh Erionin dhe për ta surprizuar ditën e tij të ditëlindjes. Ajo ka rrëfyer se Erioni është i fejuar dhe shumë shpejt do kalojë në një shtëpi tjetër me nusen, por Valentina nuk e pranon dot këtë fakt sepse ka qenë shumë e lidhur me të që kur ai ishte shumë i vogël.

Valentina: Vij nga Fieri dhe kam dy djem Erionin dhe Orgesin. Orgesi është në shkollë në Maqedoni. Kur ishte Erioni 8 vjeç ne jetonim në Berat,  për një jetë të mirë ne u zhvendosëm në Fier.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë t’i vuaje nga migrena.

Valentina: Është një problem që do kohë të rikuperosh veten. Ai e shikonte që unë vuaja, një ditë më gatuan makarona, ishte 10 vjeç. Pas 3-4 orësh më therët, më thotë mami ka gatuar edhe në ato momente po gëzohesha, por pashë që kishte djegur pak dorën nuk e di se si u ndjeva, edhe në faj. Pastaj filloi shkollën, filloi adoleshenca, im shoq emigroi drejt Greqisë, dhe ai filloi kujdeset më shumë për mua, iu duk sikur po i binte atij pesha më shumë. E futëm në sport të që aktivizohej. Në fund të vitit të parë filloi një punë, si kamarier si të gjithë të rinjtë sot, rrogën e dorëzonte të gjithën në shtëpi dhe mbaj mend që rrogën e parë më ka blere një rrip ortopedik që mos më dhembte mesi sepse unë kisha një rrobaqepësi dhe lodhesha shumë. Mbaroi shkollën e mesme dhe ne nuk kishim kushte për të vazhduar shkollën e lartë dhe na ka ngelur peng e mua dhe tim shoqi.

Ardit Gjebrea: Vijmë pak tek nusja se jam shumë kureshtar, kur e njohu?

Valentina: Ai i kishte filluar ato njohjet e para dhe mua më thotë që kam një shoqe,nuk u shqetësova fare sepse e dija që dinte t’i hidhte mirë hapat. Ishte 18 për 19, ishte shumë i vogël, por duke ditur që në atë moshë dhe duhet një shoqe, e mendova që ky fëmijë nuk do i hedhë kot hapat. Me shaka i thoja Eri nuk jam gati për vjehrrë, por zemra më thoshte që nuk i kishte hedhur hapat e gabuar. U rëndova pak sepse dihet dashuria e nënës dhe djalit, jo se isha xheloze, por…

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është Erioni?

Valentina: Erioni sot mbush 28-vjeç.

Ardit Gjebrea: Po mirë i madh është për të ikur nga shtëpia.

Valentina: Kam bërë një kompromis me veten time që them se është gati, por unë s’jam gati. Dua t’ja jap bekimin tim që të vazhdojë jetën e tij. Zoti ta bekojë dhe t’i japë një familje të lumtur ashtu siç ka dhe zemrën.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin ajo që të mori djalin?

Valentina: Jetmira. E bekoj dhe atë me gjithë zemër si vajzë.

Ardit Gjebrea: E bëri ndarjen nga trungu familjar.

Valentina: Po me mirëkuptim.

Ardit Gjebrea: Kur e pe atë copën e letrës që të erdhi aty.

Valentina: Jo nuk e kam parë akoma dhe s’do ta shikoj.

Ardit Gjebrea: Ju jetoni akoma në një shtëpi apo jo? Çfarë thotë Erioni?

Valentina: Erioni ka një shprehje që të ma bëjë mua pak më të lehtë ikjen. Më thotë he mami se qiraxhi jam.

Valentina ka ftuar të birin sot në studio për t’u uruar atij të jetë i lumtur me nusen e vetë dhe t’i tregojë se ia jep aprovimin të jetoja në një shtëpi tjetër me bashkëshorten sado të vështirë e ka. /tvklan.al