Elmir Tufa, njëri nga 4 të akuzuarit për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 Shkurt në Fier, mohon që të jetë i përfshirë në vrasje.

Në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Elmiri dhe babai i tij Bujar Tufa thonë se kanë prova që vërtetojnë se 29-vjeçari nuk ka qenë në Fier ditën e vrasjes.

Për gazetarin Spartak Koka, Bujar Tufa shprehet se do të dërgojë tek familja Kastrati në Fier pleqtë sipas zakonit për të bërë be që djali i tij Elmiri nuk ka qenë i përfshirë në vrasje.

Bujar Tufa, babai i Elmirit: E lidhin me çunin për t’i lënë çunit vrasjen, për të më lënë gjakun. Unë do t’i çoj pleqtë atij.

Spartak Koka: Kujt do t’i çosh pleqtë?

Bujar Tufa, babai i Elmirit: Kastratit, sa të mbushë të 40-at. Do t’i çoj pleqtë.

Spartak Koka: Për çfarë do t’i çoni pleqtë, që ta kuptojë publiku?

Bujar Tufa, babai i Elmirit: Nuk kam hak.

Spartak Koka: Do t’i bëni be me zakon?

Bujar Tufa, babai i Elmirit: Be, deklaratat, filmimet që çunin e kam pasur në Krujë në një gjyq. Shteti e gjen po të dojë, jo të marri lekë shteti dhe t’i lëjë çunit vrasjen. /tvklan.al