Keeley Bunker, 20 vjeç, u gjet e vdekur në një park në Tamworth, Staffordshire, në 19 Shtator të viti të kaluar,vetëm disa ditë pas ditëlindjes.

Xhaxhai i saj ishte ai që gjeti trupin e pajetë të saj, vetëm disa orë pasi ajo u raportua e zhdukur. Prokuroria pretendon se miku i saj, Wesley Streete, 20 vjeç, e dhunoi dhe më pas e vrau atë.

Streete, i cili mohon akuzat për përdhunim dhe vrasjen e Bunker do ta shoqëronte viktimën për në shtëpi, pas një natë jashtë si shoqëri.

Sipas dëshimeve, në mbrëmjen e së mërkurës, në 18 Shtator, Bunker kishte qenë në një koncert me një shoqen e saj të ngushtë. Më pas ishin bashkuar me miq të tjerë, përfshirë këtu edhe Wesley. Ai mendohet se kishte pirë shumë gjatë asaj nate.

Pasi u kthyen me taksi në Tamworth, shoqja e saj i kërkoi të qëndronte tek shtëpia e saj atë mbrëmje dhe të largohej për në shtëpi në mëngjes, por 20-vjeçarja refuzoi sepse ndihej e lodhur dhe donte të shkonte të pushonte në shtëpi.

Ajo i tha shoqes së saj se Wesley banonte afër shtëpisë së saj dhe ai do ta shoqëronte deri tek shtëpia. Por gjërat shkuan ndryshe.

Familja e saj u shqetësua sepse vajza e tyre nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk kishin mundur të komunikonin me të as përmes telefonit. Rreth orës 5:30 të mëngjesit, policia, familjarët dhe miqtë filluan kërkimet për gjetjen e saj.

Ishte xhaxhai i saj, Jason Brown, që gjeti mbesën e tij të shtrirë përtokë.

Policia nisi hetimet dhe personi i dyshuar është “miku” i saj, që është dhe personi i fundit me të cilin ajo u shoqërua pas festës.

Por Streete ka mohuar që të ketë gisht në ngjarje dhe sipas Prokurorisë ai ka dhënë dëshmi kundërshtuese me njëra-tjetrën.

Prokuroria ka ngritur akuzën e sulmit seksual dhe atë të vrasjes ndaj 20-vjeçares dhe çështja i ka kaluar gjykatës.

Por kjo nuk ëhtë akuza e vetme me të cilën po përballet Wesley, pasi ai akuzohet gjithashtu edhe për dy raste të tjera për përdhunim dhe 3 akuza për sulm seksual. Të gjitha këto dyshohet se kanë ndodhur vitin e kaluar. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, por gjyqi, i cili pritet të zgjasë tre javë do hedhë dritë mbi ngjarjen e ndodhur./tvklan.al