Schutz: Infrastruktura e transportit/energjisë është zgjeruar dhe është lidhur me korridoret e BE-së

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë mbledhjen e fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Berlinit. Ndonëse ky takim nuk do të shënojë fundin e bashkëpunimit mes vendeve, Susanne Schütz, e ngarkuara e qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor tregon se çfarë përfiton Ballkani Perëndimor nga ky samit.

Nga ky samit pritet përparimi konkret në çështjet e bashkëpunimit rajonal që janë pjesë të procesit të Berlinit, ndërtimin e tregut të përbashkët si projekt historik si rezultat i marrëveshjes së Nëntorit 2020 që bazohet në katër liri: qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimit dhe kapitalit që duhet të përmbushet brenda vitit 2024. Plani ekonomik investues i KE për Ballkanin nga Tetori 2020 parashikon shfrytëzimin e 9 miliardë eurove dhe përmes garancive do angazhohen 20 miliardë tjera nga sektori privat dhe financiar evropian”.

Formati, në të cilin do të vijojë trashëgimia e kancelares pas largimit të saj nga detyra në Vjeshtën e këtij viti, do të njoftohet përfundimisht pas takimit të Kancelares Merkel me homologët e saj nga Ballkani Perëndimor.

Klan News