Me emocione u pritën nga familjarët 15 gratë e dënuara të cilat përfituan nga Amnistia Penale. Ndërkohë 9 të tjera do të lirohen në ditët në vijim. Disa prej tyre, folën edhe për mediat, duke rrëfyer ekpseriencën, por nuk munguan as mesazhet.

“Do shkojmë të familjet tona sepse dhe ata janë lodhur duke ardhur në këto dyer të vështira dhe me gëzim presim nisjen e një jetë të re. Edhe gratë që janë brenda, lirim sa më të shpejtë!”

Kjo e dënuar kishtë bërë 36 muaj burg, mes emocionesh ajo nuk i kurseu akuzat për drejtësinë.

“Jam shumë e kënaqur, sepse të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që e interpretuan ligjin si deshën sot nuk janë në krye të detyrës, janë hequr nga Vettingu dhe janë në ndjekje penale.”

Lirimi i të dënuarave u përshëndet edhe nga Drejtoresha e Burgut 325 Lindiana Laçi. Ajo uroi që secila prej tyre të integrohet në shoqëri.

Lindiana Laçi: Të pranohen nga shoqëria, të ecin përpara. Të gjithë në jetë bëjnë gabime dhe të gjithë kanë nevojë për një dorë të ngrohtë t’i ndihmojë në momente të vështira.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca theksoi se Amnistia duhej bërë pavarësisht motivit që u ndërmor.

Erinda Ballanca: Avokati i Popullit ka një qëndrim lidhur me Amnistinë, ne në fakt besojmë se nuk është një përpjekje e vogël e të gjithë strukturave të tjera për ta adresuar kriminalitetin në vend. Ne besojmë që Amnistië e përgjithshme duhet të jenë vetëm në rast se ka ndryshim të politikave penale. Gjithsesi në rastin konkret, jemi terësisht mbështetës.

Amnistia Penale nuk aplikohej që nga vitit 2019 kur u bë Amnisti e Pjesshme.

Klan News